Kjo bimë i bën flokët tuaj bionde në mënyrë natyrale:

Nuk dini si të çelni ngjyrën e flokëve tuaj në mënyrë natyrale?

Raveni është një bimë shumë vjeçare medicinale në rajonet e Kinës dhe Tibetit, duke e përdorur si ilaç për tretjen e ushqimit, për pastrimin e organizmit, por vlerësohet edhe për cilësitë dhe aftësitë antifungiale dhe antibakteriale. Megjithatë ne sot këtë bimë do ta prezantojmë dhe do t’ju tregojmë edhe për një aftësi tjetër të saj, që ndoshta nuk ju ka shkuar ndonjëherë në mendje.
Duhet thënë që raveni ëhstë një përbërës i disa recetave të kuzhinës, si i atyre të ëmblave edhe atyre të kripura.

Po ashtu pluhuri i marr nga gjethet e kësaj bime ka ngjyrë të rëndësishme, i cili njihet dhe vlerësohet që nga kohët e lashta në fushën e tekstilit.
Në tibet raveni është substanca kryesore e përdorur për ngjyrosjen e qilimave të verdhë ose portokalli.
Raveni përveç këtyre cilësive në kuzhinë është shumë i çmuar në kozmetikë për përbërësit e tij aktivë. Ai ka një veprim antioksidues dhe pastrues dhe prandaj përdorimi i tij vjen i paraqitur në formën e kremit, për ta mbajtur lëkurën tuaj pa rrudha.

Përsa i përket flokëve në aspektin e ngjyrës, pluhuri i tij lëshon një ngjyrë të ngrohtë dhe intensive të verdhë, shumë të dobishme për të nxjerr ose për të krijuar tonet bjonde.

Megjithatë duhet të përmendim faktin se ngjyra e lëshuar prej gjetheve të tij nëse vendoset në flokët tuaj nuk është e përhershme, ndërsa pluhuri që merret nga rrënjët e ravenit krijon një nuancë biondeje më rezistente.

Për këtë arsye nëse dëshironi të përdorni ravenin për të ngjyrosur flokët tuaj në mënyrë që dhe ngjyra të jetë më rezistente, ose dhe për t’i çelur ato duhet të përdorni pluhurin që nxirret nga rrënjët e tij.

Temat
Shëndet

Të afërta