Familja e brengosur: Kylie është tepër e re për t’u bërë nënë, ajo nuk e di se jeta e saj do ndryshojë (Foto)

Ditë më parë në media u dha lajmi se modelja e famshme Kylie Jenner është shtatzënë.

Raportohet se 20 vjeçarja është në muajin e katërt të shtatzënisë me të dashurin e saj Travis Scott (25 vjeç).

Ajo kishte deklaruar gjithmonë në intervista se do dëshironte që të bëhej nënë në moshë shumë të re, e kjo mesa duket po i ndodh në realitet.

Por, ky lajm është pritur me habi nga fansat dhe rrethi i saj i ngushtë, e në veçanti edhe familjarët, të cilët edhe janë shqetësuar paksa kur kanë mësuar lajmin mbi shtatzëninë.

“Kylie nuk është e vetëdijshme se sa do të ndryshojë jeta e saj”, ka thënë një burim pranë familjes.

Ndërkohë është mësuar se gjinia foshnjes është vajzë. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta