E trishtë! Vëllai kërkon ndihmë për motrën, gjendja e saj është e rëndë

Rasti që do të parashtrojmë në këtë artikull është tejet prekës. Në raste të tilla mund të kontribuojmë të gjithë me një ndihmë sado të vogël, pasi për familjen që është në nevojë do të thotë shumë.

Një vëlla i dëshpëruar për shërimin e të motrës ka shkruar për redaksinë tonë pasi nevojë për të gjithë mbështetjen emocionale dhe financiare të lexuesve që munden t’i vijnë në ndihmë.

Motra e tij Najada ka rënë nga ballkoni i katit të tretë dhe ka pësuar thyerje ne pjesën më të madhe te trupit të saj (fytyrë, nofulla, hundë, duar dhe këmbë).

Ai shkruan se ajo ka disa ditë e shtruar në spitalin ushtarak duke duruar dhembjet e tmerrshme.

E reja ka nevojë për mjekim të specializuar por familja është shumë e varfër ekonomikisht dhe nuk është në gjendje të përballojë kostot e mëdha të shërimit të saj.

Për më tepër, Najada ka një foshnjë 8-muajshe e cila ka nevojë për nënën e saj.

Ky është mesazhi prekës i vëllait të Najadës:

“Po ju shkruaj pasi jemi ne hall shum te madh dhe kemi nevoje per ndihmen tuaj. Motra ime Najada Celsula qe prej dt 17.09.2017 ndodhet ne spitalin ushtarak,ne pavionin ORL duke luftuar me dhimbjet e saj. Ajo eshte rrezuar nga ballkoni i katit te trete dhe ka pesuar thyerje ne pjesen me te madhe te trupit fytyre, nofulla, hunde, duar, kembe. Gjendja e saj eshte shum e rende,ka nevoje per operacione te specializuar por ne nuk kemi mundesi financiare ti perballojme. Jam ne hall te madh qe smund ta ndihmoj motren time. Nena ime eshte e papune dhe babai im ka vdekur 3 vjet me pare. Mos te mjaftonin te gjitha keto motra ime ka dhe nje foshnje 8 muajsh qe ka nevoje per mamane e saj. Ju lutem me ndihmoni. Ju lutem bejeni publike qe kush te mundet te na ndihmoj. Jemi ne hall te madh.”

Numri i telefonit të familjes që kërkon ndihmën tuaj: 0695741459

Temat
Lajme

Të afërta