Çfarë do të thotë kur Hëna është në shenjën tuaj dhe atëherë patjetër duhet të veproni

Hëna e plotë te çdo shenjë nxit ndryshime të ndryshme të cilat prekin secilin prej nesh.

Ndikimi i Hënës së plotë luhatet nga ndikimi i fuqishëm deri te ndikimi i dobët, varësisht nga shenja e horoskopit. Një gjë është e sigurt – askush nuk është imun!

Hëna e plotë e 5 tetorit të këtij viti do jetë e Dashit dhe sjell ngarkesë të madhe të energjisë. Do të kemi forcë për të gjitha, mirëpo duhet pasur kujdes nga rreziqet e panevojshme. Mendoni para se të merrni vendimin përfundimtar për ndonjë gjë.

Më 4 nëntor do të jemi nën ndikimin e Demit i cili do të shtojë sensualitetin. Kjo është koha ideale për udhëtime dhe blerje të ndonjë gjëje luksoze për shtëpi. Kujdes nga rutina e cila përgjon edhe në planin afarist, edhe në planin privat.

Binjakët zotërojnë me Hënën e plotë më 3 dhjetor dhe sjellin përmirësim të marrëdhënieve dhe më shumë shoqërim. Mos merrni mbi vete shumë obligime, sepse kjo periudhë edhe ashtu është stresuese, transmeton Telegrafi.

Fillimin e vitit do ta presim me Hënën e plotë në shenjën e Gaforres, më 2 janar 2018, i cili na paralajmëron që duhet patjetër t’i përkushtohemi vetes. Kujdes vetëm nga humori i ndryshueshëm.

Fundi i janarit është rezervuar për Hënën e plotë në shenjën e Luanit, që më 31 janar sjell me vete gjithë inspirimin e mundshëm. Mos krijoni dramë të panevojshme.

Përgatitje të madhe na sjell Hëna e plotë e Virgjëreshës më 2 mars. Qoftë kur është fjala për gardërobën apo për jetën, pastrimi na është i pashmangshëm, si edhe perfeksioni i cili mund të na robërojë në kujdesin për detajet.

Peshorja valëvitëse do të zotërojë me Hënën e plotë më 11 prill dhe do të lidhë të palidhurën, do të krijojë mundësi për dashuri të reja dhe do t’i zbulojë disa njerëz të cilët dëshirojnë të na mashtrojnë.

Lidhshmëri na sjell Akrepi me hyrjen në Hënën e plotë më 10 maj. Lidhjet intime në këtë përudhë do të thellohen, mirëpo tregoni kujdes nga xhelozia dhe frika.

Ditët e ngrohta të qershorit do të jenë të ngjyrosura me shenjën e Shigjetarit në Hënën e plotë më 19 qershor. Ai sjell aventurë, por edhe pakujdesi të cilat bashkë me to shkojnë. Kënaquni në liri, por mos humbni nga vëmendja obligimet tuaja.

9 korriku me Hënën e plotë do t’ju detyrojë që të përfundoni projektet. Nuk do të na mungojnë as motivimet as energjia, mirëpo patjetër duhet të kujdesemi që në shpejtësinë e tillë të mos dështojmë. Nuk duhet harruar relaksin dhe mbushjen e baterive gjatë kësaj Hëne të plotë.

Ujorët marrin shkopin e dirigjentit në Hënën e plotë më 7 gusht. Ujorët flakërojnë për gjërat e reja të magjishme, andaj mos u befasoni nëse ju bie në mend shkuarja në kamping. Vetëm mos harroni obligimet tuaja, sepse ato do të humben.

Shtatori do të fillojë me Hënën e plotë për Peshqit më 6 shtator. Kjo është koha për romanca dhe dashuri të reja, hulumtim për mirëkuptim dhe lumturi. Në këtë periudhë jemi shumë të ndjeshëm dhe të lëndueshëm andaj duhet të ruhemi.

Temat
Fun

Të afërta