Arbana Xharra, këshilltare e kryeparlamentarit Kadri Veseli

E la gazetarinë për t’u angazhuar në politikë, e kontributin e saj tash e tutje do ta japë si këshilltare e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Arbana Xharra, ndonëse ishte bërë pjesë e PDK-së para zgjedhjeve të parakohshme nacionale të 11 qershorit 2017, nuk u fut fare në listën e kandidatëve të kësaj partie për deputet. Ajo nuk ka marrë as ndonjë post në Ekzekutiv kur u bë ndarja e resorëve qeverisës nga partnerët e koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe AKR. Emri i saj madje nuk u përfshi as në listën për këshilltarët komunalë në zgjedhjet lokale që zhvillohen në më 22 tetor.

Por, AktivPress raporton se Arbana Xharra do ta nis këtë punë nga fillimi i javës që po vjen.

“Xharra do të jetë këshilltare politike ose këshilltare për marrëdhënie me jashtë”, ka thënë burimi i AktivPress-it.

Temat
LajmeVend

Të afërta