Apple i ngadalëson modelet e vjetra kur lanson celularët e rinj

Një studim i Harvardit ka mbështetur spekulimet se Apple i ngadalëson me qëllim modelet e vjetra të iPhone, për t’i shtyrë përdoruesit që t’i blejnë modelet e reja. Studimi...

Një studim i Harvardit ka mbështetur spekulimet se Apple i ngadalëson me qëllim modelet e vjetra të iPhone, për t’i shtyrë përdoruesit që t’i blejnë modelet e reja.

Studimi amerikan analizoi kërkimet në mbarë botën për ngadalësimin e iPhone dhe gjeti se ky term kërkimi rritej shumë gjatë kohës së lansimit të një iPhone të ri.

Më pas, këto rezultate u krahasuan me kërkimet e ngjashme për ngadalësimin e Samsung Galaxy, dhe u zbulua se termi nuk përdorej me lansimin e celularëve të rinj nga Samsung, transmeton Gazeta Express.

Studimi, i kryer nga Laura Trucco në Universitetin e Harvardit, mbështet pretendimet se kompania Apple saboton qëllimisht produktet e saja të vjetra.

Duke shkruar për New York Times, Sendhil Mullainathan, profesor i ekonomisë në Harvard, i përshkroi rezultatet si “goditëse”.

“A nuk do t’i bënin pronarët e shumë bizneseve produktet e tyre të vjetra më pak të dobishme kurdo që lëshojnë një produkt të ri?”, shkroi Mullainathan.

“Kur e shet pajisjen dhe e kontrollon sistemin operativ, ky është një opsion”, tha ai.

Përderisa disa përdorues nuk kanë vërejtur ndonjë ngadalësim, ka shumë të tjerë që thonë se Apple i saboton celularët e vjetër përmes përditësimeve të reja.

Sipas përdoruesve në internet, Apple e ka bërë këtë edhe tash me lansimin e iPhone 8 dhe iPhone X, duke e bërë iOS 11 të rëndë për pajisjet më të vjetra.

Temat
Teknologji

Të afërta