Algen Nikolla shokon: Bëjnë si modele shqiptare, por janë ‘prostituta’ për sheikët

Algen Nikolla, djali nga Lezha, që gjatë qëndrimit të tij në “BB4” rrëfeu për miqësitë e tij speciale me VIP=at ndërkombëtarë, ka fatin të jetë pjesë e eventeve ndërkombëtare....

Algen Nikolla, djali nga Lezha, që gjatë qëndrimit të tij në “BB4” rrëfeu për miqësitë e tij speciale me VIP=at ndërkombëtarë, ka fatin të jetë pjesë e eventeve ndërkombëtare.

Para disa ditësh, ai reagoi me një status për fejesën e Kaltrina Lulajt me një sheik arab.

I njohur për deklaratat e tij të hapura, Algeni vendos t’u çjerrë maskën personazheve të njohura duke zbuluar se çfarë fshihet pas udhëtimeve dhe jetës së tyre superluksoze. Në këtë intervistë për gazetën “Panorama”, ai zbulon anën e errët të jetës plot shkëlqim që shohim të reklamuar në rrjetet sociale nga vetë VIP-at.

Je një nga djemtë me stil jete që shumë persona e shohin me zili, për faktin se udhëton shumë e ke miqë- si me personazhe VIP. E ke ndier këtë xhelozi?

Zilia është gjë e keqe, dhe aspak problem i imi. Gjithsesi është budallallëk dhe jo e shëndetshme të kesh zili dikë për punën ose jetën që bën, sepse i vë frena vetes e nuk ecën dot përpara.

Meqenëse i njeh shumë afër VIP-at, a mund të na thuash se cilët janë të lumturit dhe të dëshpëruarit mes tyre?

Më të lumturit e më të dëshpëruarit? Duke u nisur nga çfarë lexohet në disa portale anonime, është për të ardhur keq mënyra se si i trajtojnë ngjarjet duke i shtuar nota të pavërteta, të cilat për të pasur sa më shumë klikime, i fryjnë lajmet. Është e vështirë të përcaktosh lumturinë dhe dëshpërimin e dikujt, duke e parë nga jashtë apo nga ndonjë foto. Nuk kam arritur të kem akoma aftësi mediumi, por mund të them me bindje se ka njerëz që janë shumë të lumtur, ose shumë të dëshpëruar, por arrijnë ta mbulojnë duke i mbajtur për vete, dhe nuk ua transmetojnë të tjerëve anën emocionale.

Para disa ditësh bëri përshtypje statusi yt, ku demaskoje një vajzë që prezantohet si modele, Kaltrina Lulaj, pas lajmeve se ishte fejuar me nje sheik arab. Çfarë të nxiti të reagoje ashtu, e njeh personalisht?

Në radhë të parë, statusi duhet lexuar më mirë e me qetësi… Atë vajzë nuk e njoh, por nga fotot e publikuara m’u duk abuzim e fyerje për ato vajza që janë profesioniste serioze në modelin, dhe ata persona që atë e quanin modele. Nëqoftëse ajo është modele, Dorina, Margaret, Kejvina, Xheni, Adrola, etj., çfarë i bie të jenë? UFO?Gjithsesi, çfarë të shtyu që të reagoje aq publikisht?

Reagova ashtu, sepse nuk m’u duk e drejtë që një “gazetar” (e aty është problemi juaji që i quani kolegë, përderisa artikulli i tij u postua në një media kombëtare), të etiketojë si modele një person që mjafton t’i shohësh fotot, duket që s’ka asgjë që të bëjë me modelingun, por me një produkt kirurgjie estetike e photoshop-i të shëmtuar. Pastaj pompoziteti i sheikut që jepka “unazë fejese” (rreth me gurë ambre) në një restorant sushi është komplet një artikull me mbeturina e për mbeturina. Statusi im ishte në lidhje me fenomenin e vëmendjes dhe keqinformimin e publikut, si dhe degjenerimin e shoqërisë duke i sjellë këto modele që “uzurpojnë këto profesione” nga moda deri tek arti, duke zgjedhur në jetë rrugën më të shkurtër për të arritur një qëllim të caktuar. Për mendimin tim, secili bën ç’të dojë me jetën e vet, por t’i thuash një modeli të shtrembëruar “modele”, u bie në qafë modeleve ose aktorëve që i dedikohen realisht punës, studimit, dietave, sportit dhe këta persona, e them me bindje, që nuk i sheh tallavave, sepse janë profesioniste e i janë dedikuar asaj zgjedhjeje në jetë.

Dikush mund ta konsiderojë këtë lirinë e individit, po ti?
E përsëris, problemi nuk është kjo vajzë apo të tjera si kjo. Problemi është se mediat shqiptare të shkruara, vizive e online, po e sponsorizojnë këtë fenomen. Po kontribuojnë që të orientojnë shoqërinë drejt degjenerimit moral, duke i propaganduar rinisë shqiptare një prototip të ulët e të shëmtuar “arritjeje në jetë”. U duhet thënë “mjaft” fenomeneve e emisioneve që sponsorizojnë këto personazhe, këto pseudomodele e pseudokëngëtare. Citoj Pjetër Arbnorin në Parlament: T’i nalim kta hajna e kriminela tani, se ma von kena më i pas kolegë në parlament… e ja rezultati. Me këto ritme ky fenomen ka për të marrë superxhiro e ka për të qenë vonë për ta frenuar e ndaluar.

Atë dhe vajza të tjera që e shesin veten si modele i quajte “prostituta”. Çfarë di ti për to, dhe a mund të përmendësh emra?

Duhet të theksoj që vajzën në fjalë nuk e njoh, nuk e di se çfarë bën në jetë, por atë e gjykova nga mënyra e pompozitetit të lajmit në artikull e vetëquajtur modele, një produkt i dështuar i një kirurgjie estetike që vetëm modele nuk mund të quhen. Vajza të reja pa asnjë background që katapultohen e i paraqiten audiences si të arritura, vetëm se nxjerrin asetet e tyre në Instagram e Facebook, aspak reale dhe të modifikuara, në struktura me 5 yje, në vende ekskluzive, që po t’i vësh re në foto, janë gjithmonë vetëm. Ku u bënë kaq të pasura, duke qenë se me sfilata, për të arritur një nivel të tillë, duhet të kesh sfiluar për Chanel, Armani, etj., dhe të kalosh nëpër audicione serioze, të cilat të garantojnë një kualifikim si modele. Këto maksimumi kanë bërë foto për ndonjë dyqan, që ua jep fustanet me të drejtë kthimi.

Çfarë ndodh me vajzat eskortë, dhe cila është puna që ato bëjnë në Dubai?

Po këto as eskorta s’janë. Eskortat janë të strukturuara nëpër agjenci, ka seleksion, ka kritere, etj. Këto shkojnë dhe e shesin veten me ndonjë që u paguan udhëtimin e parë, njohin ndonjë aty e rikthehen për të shpenzuar ato pak monedha që kanë siguruar nga udhëtimi i radhës. Zakonisht janë PR e lokaleve, që u organizojnë udhëtimin e akomodimin, ose persona shqiptarë që jetojnë aty e për fat të keq janë shndërruar në Pimps. E gjithmonë fillon historia me ndonjë dhuratë, ndonjë darkë, ndonjë udhëtim e pastaj u vendosin llogarinë në tavolinë. Pa përmendur emra, por mund t’i drejtoheni Ministrisë së Jashtme për sa e sa raste të këtyre vajzave që, sidomos në Katar, Saudi, Kuwait e Oman, kanë hyrë e u është mbajtur pasaporta peng dhe kanë ngelur me muaj të tërë nëpër nightclub, ose në shtëpinë e ndonjërit. Ky është realiteti e kjo nuk u ka ndodhur vetëm shqiptarëve, por ka ndodhur edhe me shtetase europiane. Por këtu ky fenomen po propagandohet si të ishte një gjë normale, duke i çuar shumë vajza të reja drejt kësaj jete të degjeneruar.

Po djem eskortë nga Shqipëria ka nëpër botë, dhe ç’mund të thuash për ta?

Po, kur ka femra, ka edhe meshkuj, apo ish-meshkuj që tani janë bërë VIP dhe i keni nëpër televizione apo nëpër “reality show”.

Të ka rastisur t’i shohësh nga afër apo të përballesh me to në vendet ku jeton?

Po, më ka qëlluar. Jo më larg se në “Venezia Film Fest”, domethënë para një jave. Për punën që bëj, kam akses në listat e të ftuarve (në çdo event për çështje sigurie duhet ID) e emrat shqiptarë dallohen. Qëlloi që një i ftuar kishte një shoqëruese shqiptare, por ky dihet botërisht si i martuar e me fëmijë e në asnjë moment nuk qëndruan bashkë në publik, as në red karpet, as në konferencë shtypi e as në darken gala. Ajo u këput duke bërë foto majtas e djathtas e me siguri “arritjet” e saj në Instagram do të kenë marrë shumë like. Por, personazhi që e kishte marrë me vete, ishte një producent i ftuar dhe kishte shoqërim me motoskaf në hotel nga lido në një hotel në Venezia. Rastisi që ai motoskaf të ishte edhe për personat që ne ruanim, e kur më kërkoi në italisht t’i bëja një foto me këtë personin e famshëm, pasi iu përgjigja në shqip, desh ra nga motoskafi. Ka rastisur në Sardenja, Ibiza, Romë, Paris e jo vetëm me të huaj, por edhe me shqiptarë.

Sa paguhen këto vajza e djem dhe çfarë stereotipi ekziston për vajzat shqiptare që udhëtojnë në këto vende?
Nuk ua di tarifat, me thënë të drejtën. Stereotipi dallohet se u pikon çatia e shtëpisë, por në honorare kanë makinë koupe, vishen me marka “Chanel” e “Rolex” e kur janë vetëm, preferojnë vetëm fastfood.

Shumë prej vajzave e djemve të njohur nga Shqipëria i shohim që janë pjesë e eventeve ndërkombëtare. Për një figurë publike nga Shqipëria, që dëshiron të jetë pjesë e eventeve të tilla të rëndësishme në muzikë apo kinema, çfarë duhet të bëjë që ta realizojë?
Ka shumë që për një motiv ose një tjetër arrijnë të kenë aksese, për shembull kush ka blog ose faqe Instagrami me mbi 100k ndjekës që bën tag, ose reklamon brande mode, ose shikohen si klientë potencialë, etj., të cilët shumë shpesh ftohen nëpër sfilata, ose evente, si Irena, Lori, Oni. Kurse artistët janë kategori tjetër, ata ftohen në bazë të popullaritetit, njohjeve që kanë krijuar, siç është Bleona, Xhoana, etj.

A mund të rendisësh vajzat apo djemtë shqiptarë që vërtet u hapen dyert jashtë vendit?

Ka shumë djem e vajza të talentuar që po ngrihen në vertikale nëpër botë. Talent skaut më i mirë është Fadil Berisha, që ka lançuar shumë personazhe shqiptare. Pastaj, është Endrit Mërtiri, që kështu siç ia ka nisur ka për të ecur shumë përpara. Kledi Kadiu superprofesionist e djalë flori. Ke Ambetën, Klaudian, Angjelin Prelocajn, Olen Çezarin, Genc Pashën, Besmir Celkupa e shumë e shumë të tjerë. Janë sportistët, sepse sporti e arti (me artistë të vërtetë) po bën që vitet e fundit të flitet për Shqipërinë dhe të na bëjë të ndihemi krenarë.

Për jetën që ti bën, sa para duhet të kesh në një vit?
Jetën që bëj unë? (Qesh) Atëherë, kur lëviz nëpër këto evente, jam pjesë e paketës, sepse udhëtimi e akomodimi i personelit mbulohen nga organizatorët e eventit. Mund të them që marr një rrogë të mirë, plus ndonjë bonus. Kam raport pak të keq me paranë, sepse punoj për të jetuar e nuk jetoj për të punuar.

Temat
Showbiz

Të afërta