Leonardo DiCaprio, ndaras me dy modele brenda një nate

Ai është një ndër aktorët më të dashur, sidomos për gjininë femërore.

E duket se edhe Leonardo DiCaprio nuk mund t’i ndahet gjinisë së bukur, sa që ka filluar edhe me dy bukuroshe të dal brenda një nate.

Fillimisht, aktori është fotografuar me Lorena Raen, e cila është përfolur si e dashura e tij. Ai është fotografuar teksa shëtiste rrugëve të qytetit të New Yorkut në krah të bukuroshes 23-vjeçare.

Por, pasi u nda prej Raen, DiCaprio dy orë më vonë është parë teksa darkon me modelen 25-vjeçare gjermane, Toni Garrnin.
Takimi i tyre përfundoi me një xhiro romantike me biçikletë rreth orës 22:00.



Temat
Showbiz

Të afërta