Inva Mula rrëfen një skandal: E ftova ambasadoren shqiptare në shfaqje dhe më tha nuk kam kohë

Sopranoja me famë botërore, Inva Mula ka rrëfyer nje ngjarje te pazakonte qe i ka ndodhur me nje ambasadoret tona ne bote.

Inva Mula tha për emisionin ‘Studio e Hapur’ se institucionet dhe ambasadat shqiptare në botë duhet të bëjnë më shumë për promovimin e artit.

Inva Mula tregoi edhe një rast, kur ftuar ambasadoren shqiptare në një shfaqje në Spanjë, por ajo i ka thënë se nuk ka kohë, ndërkohë që në shfaqej ishte edhe mbretëresha e vendit.

“Në një opera në Spanjë unë kam pasur shfaqje dhe kam ftuar ambasadën dhe ambasadoren që ka qenë në atë moment dhe më ka thënë nuk kam kohë. Ndërkohë që ishte mbretëresha e shtetit prezente. Por ka pasur edhe raste kur ambasadori shqiptar është bërë miku im më i mirë dhe ka ardhur. Por është individuale dhe nuk ka qenë në program. Unë mendoj se ambasadat duhet ta kenë në program të veçantë, pasi është në ndihmë të imazhit të vendit promovimi”, ka thene ajo.

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....