Arrestohet autori i vrasjes në Shkodër. Ja kush është (Foto)

Është arrestuar autori i vrasjes së pasdites së sotme në Shkodër.

Ai është Bujar Kuçi, që dyshohet se ka ekzekutuar nipin e tij, Mirsad Kuçi, rreth 30 vjeç.

Vrasja ka ndodhur pranë teatrit “Migjeni”. Si viktima ashtu dhe autori jetonin nën një çati, dhe pikërisht dyshohet se në banesë ka ndodhur edhe krimi.

Nga të dhënat e para mësohet se Mirsad Kuçi është goditur me thikë. Ai është transportuar në spital, por ka humbur jetën rrugës.

Konflikti që ka marrë jetën e Mirsadit dyshohet se ka ndodhur për shkaqe pronësie.

Temat
LajmeRajon

Të afërta