Nuk do ta besonit kurrë se çka bëri gruaja e Ramushit, Anita (Foto)

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj duket se e ka më gjithë mend që të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes sociale të kategorive, e sidomos atyre të dala nga lufta.

Madje në këtë rrugë atë po e ndjek dhe bashkëshortja e tij Anita Haradinaj, raporton Zeri.info.

Ndryshe nga gratë e politikanëve dhe udhëheqësve shtetëror të mëparshëm, Anita Haradinaj është gruaja e parë e një përfaqësuesi shtetëror të Kosovës që viziton dhe interesohet për gratë viktima gjatë luftës, raporton Zëri.info.

Ajo sot është takuar me përfaqësueset e OJQ-ve që merren me të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës.

Haradinaj ka dëgjuar dhe diskutuar me to për gjendje me të cilën përballen këto gra.

Ajo është shprehur se si qytetare e këtij vendi, si grua, si nënë bashkëndjen me vuajtjen dhe dhimbjen e viktimave.

Anita Haradinaj ka inkurajuar gratë që të paraqiten pranë OJQ-ve dhe komisionit përkatës për t’iu takuar benificionet që me ligj ju takojnë./Zëri.info

Temat
LajmeVend

Të afërta