IMAMI SAUDIT: FEMRËS SI LEJOHET TË KETË PATENT SHOFER, SE NUK KANË TRU

Seid Elhajeri, është doktor i shkencave Islame i cili ka ngjallur reagime të ashpra pas deklaratës së tij në lidhje me mos lejimin e femrës që të ngasë veturë dhe të ketë patent shofer.

Ai mbron qëndrimin se femra nuk lejohet të ngasë veturën sepse truri i saj nuk është funksional.

“Një njeri që nuk ka tru, si mund t’i lejohet të ketë patent shofer dhe të ngasë veturë”, kishte thënë ai vite më parë.

Autoritetet saudiane e konsideruan këtë si fyerje ndaj femrës dhe urdhëruan arrestimin e këtij “alimi”.

Temat
Opinione

Të afërta