Tuna u martua e u bë nënë, por Cozman ende e ruan këtë kujtim me të

Përveç profesionit që kishin, këngëtarja e njohur Tuna dhe reperi Cozman kishin edhe diçka tjetër që i bashkonte.

Për një kohë të gjatë dyshja e famshme ishin në një lidhje. Cozman e Tuna shihen gjithmonë bashkë. Madje ata kanë bërë edhe këngë së bashku e performonin në mbrëmje të ndryshme muzikore.
Por dikur kjo dashuri u shua dhe tani të dy kanë bërë jetë të re. Tuna pak kohë ka kurorëzuar dashurinë e saj me Patris Berishën dhe kanë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Tian. Derisa Tuna ka krijuar familje, Cozman ende nuk është përfolur se ka ndryshuar statusin nga ‘single’ në ‘relationship’.

Por, Cozman në llogarinë e tij në Instagram ende nuk i ka fshirë fotografitë ku është së bashku me Tunën. Ndoshta Cozman i mban ato fotografi si kujtime të bukura.

Temat
Showbiz

Të afërta