Trump e godet Korenë e Veriut me sanksione të reja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër për sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, për shkak të programit të saj bërthamor.

Thesari amerikan është autorizuar të vë në listë të zezë firmat dhe institucionet financiare që bëjnë tregti me Korenë e Veriut.

Presidenti amerikan ka thënë se edhe Banka Qendrore e Kinës ka udhëzuar bankat e tjera kineze që të mos hyjnë në marrëveshje tregtare me Phenianin.

Më herët, Trump u ka bërë thirrje anëtarëve të Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin aksione më të vështira kundër kërcënimit të Koresë së Veriut, duke i’u referuar liderit verikorean, Kim Jong Un, si “ Njeriu raketë”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur disa sanksione ndaj Koresë së Veriut, si përgjigjie ndaj programit të saj bërthamorë dhe raketor.

Temat
BotëLajme

Të afërta