Zvogëloni pirjen e ujit mineral: Më shumë dëm se sa dobi!

Edhe pse aq shpesh reklamohet, uji mineral nuk është diçka që mjekët e konsiderojnë opsion të shëndetshëm. Posaçërisht janë të rrezikshme ujërat minerale të gazuara me shije të ndryshme...

Edhe pse aq shpesh reklamohet, uji mineral nuk është diçka që mjekët e konsiderojnë opsion të shëndetshëm.

Posaçërisht janë të rrezikshme ujërat minerale të gazuara me shije të ndryshme te të cilat ka edhe sheqer.

Uji i gazuar mineral është ëmbëlsirë e vogël për shëndetin, mirëpo për ata më pak të shëndetshëm duket si përpjekje e mirë që të përmirësojnë shëndetin e tyre.

Përgjithësisht pihet në gjithë botën dhe joshjen e vet e ka nga flluskat pikante, si edhe për gjoja ndihmën në tretje, ndjenjën e rëndesës dhe mineralet e shëndetshme me të cilat i ka me bollëk.

Mirëpo, nuk është problemi te mineralet, por te dyoksid karboni, i cili e bën të gazuar, por që mban thartirë të dobët karboni, shpjegon Adam Thorn, dentist i njohur britanik, transmeton Telegrafi.

Zvogëloni pirjen e ujit mineral: Më shumë dëm se sa dobi!
Autori: Lajmi.net Lifestyle, Shëndeti21:00, 18 September 2017

Edhe pse aq shpesh reklamohet, uji mineral nuk është diçka që mjekët e konsiderojnë opsion të shëndetshëm.

Posaçërisht janë të rrezikshme ujërat minerale të gazuara me shije të ndryshme te të cilat ka edhe sheqer.

Uji i gazuar mineral është ëmbëlsirë e vogël për shëndetin, mirëpo për ata më pak të shëndetshëm duket si përpjekje e mirë që të përmirësojnë shëndetin e tyre.

Përgjithësisht pihet në gjithë botën dhe joshjen e vet e ka nga flluskat pikante, si edhe për gjoja ndihmën në tretje, ndjenjën e rëndesës dhe mineralet e shëndetshme me të cilat i ka me bollëk.

Mirëpo, nuk është problemi te mineralet, por te dyoksid karboni, i cili e bën të gazuar, por që mban thartirë të dobët karboni, shpjegon Adam Thorn, dentist i njohur britanik, transmeton Telegrafi.

– Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për faktin që uji i gazuar mineral në masë të madhe është i thartë, ka pH 3.

Flluskat në ujin mineral pa probleme erodojnë zmaltin e dhëmbëve, dhe sa më shpesh që pihet, rreziku është më i madh.

Me kalimin e kohës kjo shkakton prishje të lehtë, inflamacion, humbje të ngjyrës së bardhë dhe dhembje – thekson Thorn.

Posaçërisht janë të rrezikshme ujërat minerale të gazuara me shije të ndryshme, te të cilat nuk ekziston vetëm thartira, por edhe sheqeri.

– Askush nuk thotë që kohë pas kohe mund të pini një gotë, mirëpo konsumimi i përditshëm vërtet është i rrezikshëm për higjienën orale, – thekson Thorn për Independent.

Temat
Shëndet

Të afërta