Shteti ja ndalë ndihmën sociale gruas së paralizuar, i thotë të gjejë një punë (Foto)

Një burrë thotë se gruaja e tij është liruar nga përfitimet shtetërore dhe i është thënë se ajo duhet të gjejë një vend pune, pavarësisht se ajo është tetraplegike...

Një burrë thotë se gruaja e tij është liruar nga përfitimet shtetërore dhe i është thënë se ajo duhet të gjejë një vend pune, pavarësisht se ajo është tetraplegike dhe ka dëmtime në tru.

Julie Rodger është me aftësi të kufizuar dhe ka nevojë për ndihmën e burrit, familjes dhe kujdestarëve për ta ndihmuar atë.

Megjithatë, burri i saj harroi të merrte pjesë në një takim dhe për këtë edhe iu është hequr ndihma sociale gruas së tij.

Ai tregoi se është ankuar për këtë gjë duke treguar arsyen e mos marrjes pjesë në atë takim, megjithatë ai mori një përgjigje ku i është thënë se arsyeja nuk ishte mjaft e mirë dhe Julie nuk do të merrte më mbështetje financiare.

Një zëdhënës i Departamentit të Punës dhe Pensioneve tha se ata po e shqyrtonin rastin./Indeksonline/

Temat
BotëLajme

Të afërta