Shifra alarmante: Ja sa vrasje ndodhën këtë vit

Dukuria e vrasjeve në Kosovë ka shënuar rritje. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm në këtë vit kanë ndodhur 15 vrasje. Ekspertë të sigurisë thonë se duhet...

Dukuria e vrasjeve në Kosovë ka shënuar rritje. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm në këtë vit kanë ndodhur 15 vrasje. Ekspertë të sigurisë thonë se duhet një sensibilizim më i madh i institucioneve relevante në mënyrë që të parandalohet kjo dukuri. E sociologët thonë se prindërit duhet të kenë përkujdesje më të madhe ndaj fëmijëve të tyre, sidomos në fazën e adoleshencës.Dukuria e vrasjeve në Kosovë sipas Policisë mbetet shqetësuese.

Vetëm gjatë javës së kaluar kanë ndodhur dy vrasje. Njëri në qytetin e Pejës, kurse tjetri në Prishtinë.Në rastin e parë viktima është goditur me sëpatë në oborrin e tij, gjersa të shtunën një i ri i moshës 16 vjeçar u gjend i vdekur, ku i cili kishte marr katër plumba në trup.Derisa në vitin 2015 policia regjistroi 25 vrasje e në vitin e kaluar 26, ndërsa vetëm në periudhën janar-prill të këtij viti, sipas forcave të rendit, kanë ndodhur 13 vrasje.

Vrasje pati edhe gjatë muajit korrik, ku dy vëllezër u vranë teksa po prenin dru në pyll në fshatin Kryshevc të Pejës.Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha thotë se përveç përpjekjeve aktive në hetimin dhe zbulimin e rasteve të tilla shqetësuese të vrasjeve, Policia pothuajse çdo vit identifikon dhe konfiskon rreth 1200 deri 1500 armë ilegale të kalibrave të ndryshëm dhe municione të cilat paraqesin rrezik potencial kur ndodhën në duar të pasigurta.Vetëm në këtë periudhë të këtij viti, pra nga janari deri më tani Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 800 armë dhe mjete tjera të rrezikshme që mund të cenojnë shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Megjithatë, eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, mendon se nga aspekti operacional Policia e Kosovës çalon nga stafi i i saj dhe kërkon që të rritet numrit i atyre policëve që veprojnë në bashkësi lokale, pasi vetëm në mënyrë do të vinte deri tek një siguri më e madhe për qytetarët e vendit.

Ndërsa sociologu, Bekim Selishta, në lidhje me shtimin e numrit të vrasjeve tha se janë si pasojë e gjendjes së rëndë socio-ekonomike e cila është e shprehur që nga periudha e pas luftës dhe njëkohësisht bëri thirrje të ketë përfshirje më të madhe të sociologëve nëpër shkolla.Kujtojmë se trendi i vrasjeve që nga periudha e përfundimit të luftës ka filluar të rritet nga viti në vit.

Temat
LajmeVend

Të afërta