Ndodh edhe kjo: Qeni kandidohet për kryetar komune! (Video)

Bota është e mbushur përplot surpriza! E një e tillë gjendet në Kanada, pasi banorët e Sent Xhon në Njufaundlend, kanë vendosur që në zgjedhjet lokale për kryetar komune...

Bota është e mbushur përplot surpriza! E një e tillë gjendet në Kanada, pasi banorët e Sent Xhon në Njufaundlend, kanë vendosur që në zgjedhjet lokale për kryetar komune të kandidojë një qen pesëvjeçar.

Qeni i quajtur Fin, është kandidat shumë i popullarizuar ndërkaq pronari i tij, Gled Redmond është ushtrues profesional, i cili e ndihmon në lidhje me dukjen e tij në fushatën parazgjedhore.

Banorët e këtij qyteti kanadez, tanimë e njohin Finin dhe thonë se do të ishte një kryetar komune i shkëlqyer, transmeton Klan Kosova.

Ky qen australian, dha premtime gjatë fushatës për të inkurajuar banorët për planet e tij për të ndihmuar biznesin, për të përmirësuar taksat dhe për të shprehur angazhimin e tij ndaj projekteve të punëve publike.

Temat
Fun

Të afërta