Luan Krasniqi tregon se çfarë i shprehu kancelares Merkel për Kosovën

Ish-boksieri i mirënjohur me renome botërore, Luan Krasniqi, ka postuar një foto me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Dje, pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin e ftuar nga Bundeskancelarja gjermane Dr. Angela Merkel, së bashku me personalitete të shquara të jetës politike, kulturore e sportive.

U bisedua për tema të rëndësishme dhe në veçanti për çështjet aktuale e zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun e Gjermanisë.

Në kohën që Bundeskancelarja më dhuroi, biseduam ngrohtësisht e hapur për disa aspekte aktuale me ç’rast shpreha falënderimin tim personal për mbështetjen që Dr. Merkel dhe Gjermania mike i dhanë Kosovës dhe popullit shqiptar gjatë tërë periudhës së qeverisjes së saj”, shkruan Krasniqi.

Temat
SportVend

Të afërta