Ish truproja: Azem Hajdarin e vrau Berisha, Sokol Olldashin e masakruan me leva pak pas aksidentit

Ish truproja i liderit të Dhjetorit, njëherësh kryetar i shoqatës “Azem Hajdari”, Marjan Gryka që nga azili politik flet për situatën në Shqipëri dhe krimet e pandëshkuara për vite...

Ish truproja i liderit të Dhjetorit, njëherësh kryetar i shoqatës “Azem Hajdari”, Marjan Gryka që nga azili politik flet për situatën në Shqipëri dhe krimet e pandëshkuara për vite me radhë.

Në përvjetorin e 19-të të vrasjes së liderit të Dhjetorit Azem Hajdari para selisë së PD, Gryka nuk ngurron të akuzojë ish kreun e PD Sali Berisha për këtë ekzekutim. Njëherësh ai akuzon dhe Berishën e Bashën për ekzekutimin e Sokol Olldashit, i cili sipas tij nuk vdiq nga aksidenti por u masakrua më pas me leva.

Gryka nuk ngurron të akuzojë dhe kryeministrin Edi Rama se nuk e mban fjalën e dhënë për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit, ndërsa i përmend Ramës faktin se ai ka qënë gjithnjë në mbrojtje të tij, pasi sulmohej nga Nano.

Gryka thotë se nuk beson më tek Rama dhe as politika shqiptare.

“Plot 19 me pare u pushkatua Lideri i Dhjetorit Azem Hajdari dhe si në çdo pervjetor vendosin lule dhe kurora organizatoret e vrasjes se tij. Çdo pervjetor i ketij lideri qe rrezoi komunizmin dhe krijoi partine e pare plurariste ne Shqiperi perkujtohet si nje dite normale qe perkujtohet ndonje veteran qe ka vdekur ne moshen 100 vjeç. Dhe kjo per 19 vite rresht behet e qellimshme per t’ia zbehur sa me shume emrin dhe reputacionin kombetar dhe nderkombetar ketij lideri. Si gjithmone aksioneve te tilla i ka prire gjithnjë Saliu, pasi ai dhe shume te tjere pasi organizuan vrasjen e tij, pas eleminimit u penduan.

Pendesa erdhi per te vetmen arsye sepse emri i Azem Hajdarit bëri jehone ne te gjithe boten, ne te gjitha mediat nderkombetare po ashtu nder te gjitha institucionet politike nderkombetare. Mirepo kete radhe ky pervjetor ishte krejt ndryshe nga heret e tjera ku organizatoret dhe vrasesit festonin ne parlament sebashku. Ne shoqata “Azem Hajdari” po i drejtohemi ne fillim kesaj opozite te shkermoqur qe nuk ekziston me…Sali Berisha duke i dhene nje shtytje perfundimit te misionit te tij per shkaterrimin e partise qe krijoi vetë Azemi, pasi organizuan vrasjen ndaj tij tek selia e PD, direkt pas vrasjes hapi skenarin e ri me bijte e Sigurimit dhe me shoqerine e tij te familjes dhe papritmas ne PD na erdhi grupi KOPI me ne krye Bashen. Te gjithe te panjohur dhe asnje dite anetare te kesaj partie, te gjithe misionare nga hetues kunder UÇK-se ne Kosove, u vendosen ne PD-ne e Azemit, pasi e vrane!! Dhe ja ku jemi sot, ku kemi nje parti me nje kryetar qe jo vetëm nuk ka pasur rastin t’i jape doren, por as ta njohe Azemin !!

Ndersa sot kryeson partine dhe bën homazhe duke imituar Saliun.

Shikoni sot se si keta “KOPI”..LA me ne krye Berishen ia prene shpresen te Djathtes dhe vrane demokracine, se si keta qeverisen ne emer te kesaj partie e nuk lane gje pa vjedhur. Dhe pasi qeverisenm, organizuan vrasjen e atij qe kerkonte konkurence te lire ne PD kerkuan nderrimin e kupoles se kesaj partie dhe shpejt KOPI me Saliun hodhen skenarin kush e kruan ik siç iku Azemi. Perseri kjo ndodhi, vritet Sokol Olldashi, ku aksidenti i tij eshte komentuar ne menyra te ndryshme me plot mashtrime per publikun, kur e verteta eshte se ai shpetoi dhe i telefonoi deputetit te Durresit, por nuk e kishte menduar se telefoni i tij ishte ne pergjim dhe pasi e degjuan Saliu, Visha, Koliqi etj se ka shpetuar, ‘KOPI’ Basha me grupin derguan maskarenjt e tyre ne vendgjarje dhe e masakruan me leva ne koke. Vetëm pas ekzekutimit mberriti policia e Tahirit. Olldashi kishte shqetesuar plot killera politike!! Keshtu Basha nuk kishte konkurence si vete Saliu per 25 vite dhe po ashtu perseri keta shkuan dhe hodhen lule dhe kurora tek varri i Olldashit!! Pas kesaj “Katovica” perfundoi misionin e saj dhe PD dhe PS siç bashkëpunuan per 25 vite sebashku ne kete mision, po ashtu edhe qeverisen sebashku Rama-Basha me tekniket e tyre me ministra, seksere kryehajdute dhe qe perdoren karrigen per te gllaberuar tendera qe sot kapin shumen mbi 200 milion euro.

Ne kete liste kryeson ministri teknik “Rambo” Dritan Demiraj ku per vite te tera s’la tender pa vjedhur ne ministri te Mbrojtes, bashke me ortakun e mikun e tij shef tek “Brisku” ku sot e mori drejtor ne ministri dhe te dy bashke perfaqesojne firme dhe biznes te padeklaruar, por tanime edhe me pelqimin e PS-se! Çdo dite këta langaraqe te politikes duke numeruar shumat e vjedhura arrijne sebashku te votojne diktatorin qe na vrau me 2 prill 1991 ne qytetin tone Shkoder . Votimi pro Gramoz Ruçit jehoi me ze te larte se komunizmi u istalua perseri, se diktatura u rivendos dhe se Saliu, Luli etj., jane vrasesit e demokracise, vrasesit e Sokol Olldashit, Arben Brocit ,Azem Hajdarit, Bujar Kaloshit, Abdyl Matoshit etj. Keta jane perfundimi i nje tranzicioni qe nuk solli evolucion por po sjell revolucion qe këta do gjejne vrime te futen, keta surreter e prezantuan Shqiperine si te paafte, si vrastare si mafioze, si te paintegruar, sepse kete mision kishin. Sapo filloi seanca parlamentare me kryetarin e ri ‘Enver Hoxha’ Ruçi, opozita e shkrire tashme rrinte ne salle sa per sy e faqe dhe me ne fund turpi plasi te dy palet filluan te merren me Azemin. Pra organizatoret dhe vrasesit e Azem Hajdarit dhe… Edi Rama pasi rrezoi Nanon, rrezoi Saliun e futi nder ‘shale’ Bashen, filloj para ca muajsh gjoja te krijojë grup nga PS per rihapjen e çeshtjes “Hajdari” por e kuptoj se po luan me zjarrin.

Po ashtu ne seancen perseri komuniste pas 27 vitesh, Edi Rama merret me emrin e Azemit dhe ne Shoqata Mbarekombetare “Azem Hajdari” po i pergjigjemi per t’ia rifreskuar kujtesen Edit! Kryeminister, kur ishe vetem kryetar bashkie dhe kryetar i shoqate i te gjitha Bashkive te Shqiperise nga frika e Saliut dhe Nanos pra dy kryetareve nuk dilje dot nga Tirana ne nje rreth tjeter dhe pas nje takimi me ish ambasadorin Amerikan te asaj kohe Xhefri te gjithe sebashku me kerkesen e tij ne Shoqata “Azem Hajdari” morem persiper tet shpiem ne takime ne te gjithe Shqiperine.

Pra hyme garant tek SHBA! Takimet filluan ne te gjithe Shqiperine, por ne ate kohe nuk ishe as anetar i PS pavarësisht se takimet vazhdonin per te rrezuar Nanon dhe ne e donim rrezimin e tij pasi eshte i akuzuari kryesor ne vrasjen e Azem Hajdarit nga vete Saliu. Po ashtu kerkonim te thyenim tabune e shefave pleq pasi mendonim per nje politike te re pa Ruçin zoti Rama!! Pasi keshtu na premtove dhe pas shume takimeve qe benim shume nga ata deputete langaraqe qe mban ti sot i gjeja tek dera e shtepise me çanta me leke qe i dergonte Nano per te lene ty ne rruge pasi Nano ishte teper i shqetesuar dhe ti zoti Rama i mban mend mire takimet me presione e njerez ekstremiste qe na benin prita etj.

Po qe se ke ndonje kundershtim faktet flasin vete per t’u kunderpergjigjur me video, me publicitet ne te gjitha TV-të dhe me qindra foto dhe deshmitare te elektoratit PD dhe PS. Mirepo sot, si nje medioker te degjuam qe ju drejtove vajzes se Azemit duke i bere publicitet pozitiv!! Atehere ne Shoqata me emrin e tij i themi vajzes se Azemit se PD qe nga vrasja e deri sot nuk ka depozituar nje kerkese te vetme ku te kerkoje zbardhjen e vrasjes së Azemit, deri me sot asnje nga familjaret e tu nuk guxoi ti kerkojë Saliut rihapjen e kesaj çeshtje. Perkundrazi, i qëndruan ne krah per 8 vite qeverisjeje, Saliu dha urdher mos te guxoje kush ta permendë Azemin dhe ashtu ndodhi. Per 8 vite u punesua dhe pasurua vetem Rasim Hajdari qe e shfrytezoj emrin e Azemit si vella i tij por vella nuk e pati kurre!! Sot ti zonja Rudine lexove thjesht nje leter ne parlament perpara vrasesve te Azem Hajdarit ku edhe fjalen per te folur ta dha Gramoz Ruçi!! Po qe se do vazhdosh me kete ritem afer Saliut dhe atyre qe organizuan vrasjen do konsumohesh shpejt, po qe se u bere deputete per tu pasuruar dhe harruar Azemin per kete do flase shpejt koha!! Zoti Kryeminister fjalimi medioker qe bere per Azemin i ngjante kopje atyre te Saliut.

Po te rikujtojme se ke plot sherre te mbyllesh ne karrieren tende e mos do ishte e nevojshme te ti kujtojme. Ke premtuar zbardhjen e “Gerdecit”, ke premtuar “21 janarin” qe e shite te Artan Santon qe e din mire se kush e vrau dhe nuk guxon ta permendesh apo te kerkosh te rihapen hetimet pasi ti je ne faqet e para te gazetave te atyre qe e vrane dhe i ke miq te ngushte. Ke nje pergjegjësi jetesore perballë te perndjekurve politike qe je i vetmi kryeminster qe u dogjen ne flake me benzine. Ti qe gjoja luftove seriozisht Lazaratin dhe te jane bere njësitë administrative të PS Dukagjin etj si Kolombia. Ti qe sot permend Azemin po te ripergjigjemi qe Azem Hajdari kur u vra e deri sot nuk eshte me i familjes, por i Shqiperise, i Kosoves, i Çamerise dhe i shqiptareve ne Maqedoni.

Vetëm ti me Saliun thoni se Azemi eshte i familjes, por po te ishte ashtu nuk do ishte sot hero kombetar. Zoti kryeminister i hoqe kepucet dhe veshe atlete por fatkeqësisht kuptoje se kur permend Azemin jep shenja se po te vrasin edhe atletet. Sot qeveria jote ka rene pa filluar ende punë, pasi vendi eshte pa opozite dhe ti e nuhat mire zgjidhjen popullore!!! Ne Shoqata “Azem Hajdari” ju drejtohemi sot Shqiptareve duke ju thene se ky parlament e ka biznesin e tij tek hashashi qe ka mbuluar vendin, ky parlament e ben politiken me vrases me pagese, keta politikane posedojne miliarda euro ne bankat europine dhe i famshmi Vetting do deshtoje dhe si zgjidhje po vjen nje revolucion qe ti ngjaje Polonise pas komunizmit”, deklaron Marjan Gryka për Pamfleti.com

Temat
LajmeRajon

Të afërta