Del Ponte jep dorëheqje për mos ndëshkimin e krimit

Në fjalimin lamtumirës në Komisionin e OKB-së për Siri, Carla del Ponte tha sot se largohet nga pozita e saj, sepse është e frustruar nga mosndëshkimi i plotë i...

Në fjalimin lamtumirës në Komisionin e OKB-së për Siri, Carla del Ponte tha sot se largohet nga pozita e saj, sepse është e frustruar nga mosndëshkimi i plotë i krimit.

Ish prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Del Ponte, muajin e kaluar ka njoftuar se e do të largohet nga Komisioni i OKB-së për Siri, pasi është e pakënaqur me mos reagimin ndaj krimeve të kryera në Siri.

Komisioni i OKB-së ka mbledhur prova për krimet e pretenduara në Siri, që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2011.

Temat
BotëLajme

Të afërta