Dalin pamjet e horrorit, si u masakrua vogëlushja shqiptare nga dy qentë pitbull

Media italiane ka publikuar fotot e oborrit ku një vajzë e mitur shqiptare, vetëm 1 vjeçe, u masakrua për vdekje nga dy qentë pitbull të shtëpisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Media italiane ka publikuar fotot e oborrit ku një vajzë e mitur shqiptare, vetëm 1 vjeçe, u masakrua për vdekje nga dy qentë pitbull të shtëpisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Breshia të Italisë dhe vetëm sot kanë dalë fotot që tregojnë horrorin.

Vajza e vogël, me baba shqiptar dhe nënën italiane, ishte në shtëpinë e gjyshit të saj kur ndohi tragjedia. Ajo kishte dalë për të luajtur në oborr, por papritmas i ishin sulur dy qentë pitbull, të cilët sipas medias italiane ishte i aftë t’i menaxhonte vetëm i ati i saj.

Me të dëgjuar klithmat, gjyshi i vogëlushes 1 vjeçare ka dalë menjëherë për të ndihmuar mbesën por ka qenë i paaftë për të bërë gjë. Ai ka mbetur i plagosur, dhe vetëm me ndërhyrjen e karabinierëve skena e tmerrit ka përfunduar. Oficerët e policisë kanë qëlluar mbi dy kafshët e tërbuara, dhe vetëm atëherë ata e kanë lëshuar trupin e pajetë të vogëlushes shqiptare.

Tgcom ka postuar fotot e ngjarjes së kobshme. Nëna e të miturës, shtetase italiane e moshës 22 vjeçare ndodhet në spital në gjëndje të rëndë psikike. Babai i vogëlushes nuk ndodhej fare në Itali, pasi kishte shkuar në Gjermani për të punuar pas humbjes së vendit të punës në Itali.

Media italiane shkruan se vogëlushja humbi jetën për shkak të traumave në kokë, çka do të thotë se pitbullët e kanë kafshuar atë në pjesën e kokës dhe fytyrës./Gazeta Express

Temat
LajmeRajon

Të afërta