Blero për herë të parë, së shpejti me këngë patriotike (Video)

Sukseset e njëpasnjëshme të këngëtarit të njohur Blero nuk kanë të ndalur.

Kjo verë ishte tejet e nxehtë për Bleron, me hite të shumta, koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Por Blero nuk e ka ndërmend të ndalet me projektet e tij.

Sigurisht të gjithë e mbani mend hitin e padiskutueshëm “La Vida Loca”, këngë e cila arriti të jetë ndër këngët më të pëlqyera në vitin 2012 e realizuar nga Blero, Dafina Zeqiri dhe F Kay , ku dëgjohej edhe në clube të ndryshme në vend.

Pasi kjo këngë u pëlqye shumë nga fansat e Bleros , ai më vonë publikoi edhe remix-in e kësaj kënge

“Remix me dosta”, në bashkëpunim me Skillz, Kaos, Mc Kreshën, Lyrical Son dhe F Kay.

Por Blero për Express ka treguar se ai është duke punuar në projektin e 3-të të këngës “La Vida Loca”.

“Projekti ka nis me u punua, veçse jam në përfundim të përzgjedhjes së pjesëmarrësve në këtë projekt i cili parashihet të publikohet në vitin 2018”, tha Blero.

Mirëpo, Blero ka zbuluar edhe shumë detaje të tjera rreth dy projekteve të reja të cilat do të publikohen brenda këtij viti.

Në fillim të muajit tetor Blero do të publikojë projektin e tij më të ri i cili do të jetë bashkëpunim me një këngëtare të muzikës popullore, mirëpo nuk ka dashur të zbulojë ende se për kë bëhet fjalë.

Pas kësaj Blero do të publikojë edhe një projekt tjetër në muajin nëntor.

“Kënga në nëntor është një këngë patriotike, një projekt të tillë e realizoj për herë të parë dhe besoj që do të jetë një projekt shumë interesant për publikun. Ky projekt do të jetë një këngë motivuese për shqiptarët që për ne nuk ka kufi”, tregoi më tej Blero.

Sipas tij, kjo këngë ka gjasa të publikohet më 28 Nëntor, pikërisht në festën e flamurit.

Ndryshe “Jar Na Na” në bashkëpunim me Kole Oroshin dhe “Për ty”, në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin janë dy nga hitet verore të kësaj vere nga Blero./Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta