Sëmundja nga e cila rrezikoheni nëse keni një jetë shumë aktive seksuale

Jeta aktive seksuale veç përfitimeve që na ofron vjen me jo pak probleme shëndetësore.

Sëmundjet seksualisht të transemtueshme përbëjnë rrezikun kryesor që lidhet me aktivitetin seksual, por ajo që nuk dini është se nëse keni një jetë shumë aktive me partnerin, mund të prekeni dhe nga një shqetësim tjetët: infeksioni i traktit urinar
Në fakt, ekspertët kanë edhe një emërtim për këtë problem: cistet e muajit të mjaltit. Mund të tingëllojë bukur, por kjo është tendenca e shumë grave për të zhvilluar infeksion pas marrëdhënieve seksuale. “Uretra, kanali që shkakron fshikëzën është shumë pranë vaginës. Gjatë marrëdhënieve seksuale ndodh që bakteret e vaginës të udhëtojnë drejt fshikëzës. Nëse ju keni jetë seksuale shumë aktive në një periudhë të shkurtër kohe, kjo mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj këtyre infeksioneve.
Në këtë rast nuk është mashkulli ai që duhet “fajësuar” pasi janë vetë bakterete femrës ato që shkaktojnë infeksionin.
Ajo që duhet të bëni është të urinoni para dhe pas aktit, të pini lëng boronice dhe të përdorni lubrifikues gjatë marrëdhënies intime.

Temat
Shëndet

Të afërta