Presidenti i Romës i palumtur

Presidenti i Romës, James Pallotta, e ka pranuar se nuk është i lumtur pasi skuadra e tij u nda baras me Atletico Madridin mbrëmë në kuadër të Ligës së...

Presidenti i Romës, James Pallotta, e ka pranuar se nuk është i lumtur pasi skuadra e tij u nda baras me Atletico Madridin mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Por, Roma është konsideruar si fatlume që e ka fituar një pikë në këtë ndeshje, pasi Atletico Madrid kishte 18 goditje drejt portës së Alisson, transmeton Express.

Madje Pallotta e ka cilësuar portierin brazilian si lojtarin më të mirë të ndeshjes.

“Nuk jam i lumtur. Mund t’i them disa gjëra që nuk i kemi bërë mirë, por nuk është e lehtë të luash pas një pushimi kaq të gjatë”, ka shtuar ai.

Roma nuk kishte luajtur për plot 17 ditë para takimit të mbrëmshëm, pasi ndeshja e së shtunës së kaluar në Serie A kundër Sampdorias u anulua për shkak të motit të ligë.

Temat
BotëSport

Të afërta