Koreja e Jugut teston raketat që ‘mund të vrasin’ Kim Jong-un brenda 15 minutash

Avionët e Koresë së Jugut kryen një stërvitje të fuqishme ditën e djeshme , duke praktikuar raketat ajrore me rreze të gjatë.

Udhëheqësit e mbrojtjes testuan raketat ‘Taurus’ për bombardimin e saktë të bazave kryesore të Koresë së Veriut, brenda 15 minutave.

Sipas raporteve mediatike, fqinji më i afërt i Kim Jong-un është duke përgatitur për mundësinë e një konflikti të armatosur.

Koreja e Jugut ka njoftuar gjithashtu dje finalizimin zyrtar të ekipit të fuqishëm “për të sulmuar” Korenë e Veriut.

Tensionet janë rritur edhe më shumë pasi Pheniani dënoi sanksionet e reja të OKB-së mbi programin e tij nuklear.

Një avion luftarak gjuajti raketat deri në 400 kilometra larg Gadishullit Korean.
Shefi i mbrojtjes i Koresë së Jugut tha se ato mund të arrijnë cdo objektiv në Korenë e Veriut, brenda 15 minutash

Temat
BotëLajme

Të afërta