Kina “krijon” teknologjinë që manipulon retë dhe provokon shi?

Sipas disa raporteve, qeveria kineze ka arritur të krijojë një teknologji e cila provokon reshje në një sipërfaqe sa dy herë ajo e Francës.

Në shumicën e rajoneve të Kinës Qendrore dhe Perëndimore, thatësira, veçanërisht në dekadat e fundit, është një problem serioz.

Fushat ku rritet orizi dhe gruri dhe mungesat e ujit mund të shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike.

Kjo është arsyeja pse qeveria ka nisur një program që synon të kushtëzojë reshjet. Teknika e përdorur quhet “inseminimi i reve”, e cila realizohet nëpërmjet lëshimit të raketave dhe ngritjes së aeroplanëve që të “sprucojnë” akull të thatë dhe një lloj të veçantë ionidi të cilët katalizojnë një proces i cili provokon reshje. Pekini po shpenzon rreth 168 milionë dollarë për zbatimin e këtij plani.

Administrata e Meteorologjisë Kineze ka pohuar se si rezultat i kësaj pritet që të shtohen reshjet në një territor prej 960.000 kilometër katrorë.

Vitin e kaluar, fizikani i njohur, Michie Kaku, shpjegoi se është e mundshme që shkencëtaret të shkaktojnë katastrofa të mëdha meteorologjike.

Ai shpjegoi se eksperimente të tilla zhvillohen me sukses nëpër laboratorë dhe se mund të krijohen stuhi me ndihmën e laserëve dhe joneve.

Kaku kishte shpjeguar se autoritetet në Kinë kishin eksperimentuar me motin, për të pasur mot të mirë gjatë kohëzgjatjes së Lojërave Olimpike.

Temat
BotëLajme

Të afërta