Kapen me 8 kg hashash, pranga dy personave

Policia godet një tjetër rast të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.”

Specialistët për Narkotikët, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, sekuestrojnë 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, ndersa kane vene ne pranga dy shtetas.

Policia informon se ne pranga ka rene shtetasi Mariglen Katros, 33 vjeç, banues në fshatin Lumaj dhe Lerbi Xhemollari, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 12.09.2017, në vendin e quajtur “Përroi i Popçishtit” në Moglicë-Maliq, shtetasve të mësipërm, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale në kushtet e flagrancës një sasi prej 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Nga ana e Policisë po vijon puna, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.


Korce by gazetaexpress-shqiperi

Temat
Përgjithshme

Të afërta