“Jam i tronditur me arritjet e Zidane”

Legjenda italiane Alessandro Del Piero ka thënë se është i tronditur në mënyrë pozitive nga arritjet e trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, me të cilin ai ka luajtur bashkë në Juventus për pesë vjet.

“Ka qenë tronditëse se si ai u fut në Real Madrid. Është e vërtetë se ka qenë atje për një kohë të gjatë dhe e njihte atmosferën, por puna e trajnerit është ndryshe dhe personalisht jam i tronditur në mënyrë pozitive me atë që ka bërë ai”, ka thënë Zidane, transmeton Express në një intervistë për Sky Sport.

De Piero ka thënë se ka admirim të madh për Zidane, i cili bëri histori duke i fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve, një La Liga, dy Super Kupa të Evropës, dhe një Kupë të Botës për klube dhe një Super Kupë të Spanjës në një vit e gjysmë në udhëheqjen të Real Madridit.

Temat
BotëSport

Të afërta