Gjesti i shëmtuar i Neymar që e ka zemëruar Skocinë (Video)

Neymar e ka humbur toruan gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Celtic për shkak të ndërhyrjeve të ashpra të të riut Ralston ndaj tij gjatë tërë ndeshjes. Braziliani e ka...

Neymar e ka humbur toruan gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Celtic për shkak të ndërhyrjeve të ashpra të të riut Ralston ndaj tij gjatë tërë ndeshjes.

Braziliani e ka provokuar mbrojtësin e krahut, i cili debutoi si 18-vjeçar në Ligë të Kampionëve me këtë ndeshje, duke ia treguar tre gishta pasi PSG e shënoi golin e tretë ndaj Celtic, transmeton Express.

Por, në fund të ndeshjes Ralston tentoi ta harrojë dhe lërë në fushë atë që kishte ndodhur gjatë ndeshjes, duke ia zgjatur dorën lojtarit më të shtrenjtë në botë.

Megjithatë, Neymar ka refuzuar t’ia zgjasë dorën atij duke e injoruar, përkundër faktit se ekipi i tij fitoi bindshëm 5-0.

Për më tepër, Neymar ia bëri më sy Ralstonit.

Temat
BotëSport

Të afërta