Fansat e akuzojnë Beckhamin se përdor botoks (Foto)

Futbollisti britanik, 42-vjeçar, me famë botërore David Beckham është kritikuar nga fansat në rrjetet sociale pas një postimi që bëri mbrëmjen e djeshme në “Instagram”. David ishte në prezantimin...

Futbollisti britanik, 42-vjeçar, me famë botërore David Beckham është kritikuar nga fansat në rrjetet sociale pas një postimi që bëri mbrëmjen e djeshme në “Instagram”.

David ishte në prezantimin e Javës së Modës në Nju Jork, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Victoria Backham.

Ishte një fanse, ajo që komentoi në foton e tij, duke shkruar se botoksi duket mirë tek David! Kaq ka mjaftuar që fansat e futbollistit të aludojnë se ai është një përdorues i botoksit.

Por David ka siguruar komentuesit se ai nuk pajtohet me botoksin dhe se ndihej vërtet i hidhëruar ndaj vërejtjes. Ai ka reaguar përmes një postimi, ku shkruan: “Unë nuk jam aspak dakord me përdorimin e botoksit, kështu që unë do ta marr këtë si një kompliment”.

Temat
Showbiz

Të afërta