Topalli tregon foton e liderëve të vërtetë: Pa llogari dhe me zemër për të çuar Shqipërinë…

Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka përkujtuar në një mënyrë të veçantë 12 shtatorin e vitit 1997, ku në Shqipëri ndodhi një ngjarje që do të mbahet mend në historinë e vendit.

20 vite më parë, Azem Hajdari u vra pranë ambienteve të selisë blu të kohës, dhe në memorje të kësaj dite, Jozefina Topalli ka publikuar një foto, ku në të ndodhen së bashku Sali Berisha, vetë Topalli dhe Hajdari.

Me liderë të vërtetë shkruan Topalli, të cilët në zemër kishin futjen e Shqipërisë në shinat e sistemit demokratik./Gazeta Express

Ashtu si cdo vit demokratët janë mbledhur përpara monumentin përkujtimor të Azem Hadarit për të vënë aty lule dhe nderime për njërin ndër figurat më të spikatura të Lëvizjes Studentore dhe PD-së. Ndryshe nga gjithë herët e tjera, Topalli, e cila u la jashtë parlamentit nga Lulzim Basha, nuk mori pjesë në këtë eveniment përkujtues. E njëjta ndodhi edhe me të përjashtuarit e tjerë, si Astrit Patozi apo Majlinda Bregu./Gazeta Express

Temat
LajmeRajon

Të afërta