Ronaldo i gatshëm për Champions, turpëron dy lojtarë në stërvitje (Video)

Ronaldo ka turpëruar Llorenten dhe Vasquezin në stërvitje para ndeshjes me Apoelin në Ligën e Kampionëve.
Pas afro një muaji, Cristiano Ronaldo do të rikthehet të luajë një ndeshje zyrtare me Real Madridin, shkruan Gazeta Express.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë” duket se është në formë të lartë dhe i gatshëm të rikthehet në fushë me “Los Blancos”.

Në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Apoelin në Champions League, portugezi ka bërë një lëvizje fantastike duke i qitur nga loja Marcos Llorenten dhe Lucas Vasquezin, për të shënuar më pas gol.

CR7 duket i etur për rikthimin në fushë dhe edhe Zinedine Zidane e konfirmoi se portugezi mezi pretë të luajë dhe të ndihmojë skuadrën, që ka regjistruar dy barazime me radhë në La Liga në mungesë të Cristianos. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta