E papritur, prezantuesi i pret fustanin koleges në transmetim live (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një studio televizive në Spanjë.

Moderatori Juan y Medio i ka prerë fustanin koleges së tij në një transmetim direkt.

Ai po prezantonte shfaqjen “Afternoon Here And Noë” me kolegen e tij Eva Ruiz kur nxori një palë gërshërë për t’i prerë veshjen.

Sipas Dailymail, ai e bëri këtë si një formë hakmarrje ndaj saj e cila kishte tentuar përpara t’ia priste pantallonat.

Ndërkohë, Eva Ruiz që po qeshte gjatë gjithë kohës ka thënë se ishte në dijeni të gjithçkaje, nuk ishte i papritur ky gjest për të.

Temat
Fun

Të afërta