Serialet më të mira komedi të të gjitha kohërave (Foto)

Sado të shkëlqyeshme që janë serialet si “Game of Thrones” apo “Breaking Bad”, ato prapë janë të lodhshme. Jo se nuk janë të mira apo se nuk ia vlen t’i shikoni, por serialet e tilla dramatike që zgjasin një orë kërkojnë shumë vëmendje nga shikuesit.

Prandaj, nuk është çudi se shumë njerëz preferojnë të shikojnë seriale komike të huaja, sepse janë të shkurtra dhe kryesisht ju mbushin me të qeshura.

Duke marrë parasysh këtë, Telegrafi ju sjellë një listë me serialet më të mira komike të të gjitha kohërave:


“How I Met Your Mother”

Data e lansimit: 19 shtator 2005 – 2014
Aktorët: Josh Radnor, Jason Segel, Cobie Smulders, Neil Patrick Harris, Alyson Hannigan

How I Met Your Mother është paksa i njëjtë me serialin ‘It’s Always Sunny in Philadelphia’, por në vend se personazhet të jenë “njerëz të çmendur”, ata janë veç njerëz që i përkasin shtresës mesatare. Humori është prezent në çdo sekondë të këtij seriali, ndërsa roli i personazhit Barney e ka shpirë në piedestale karrierën e Neil Patrick Harris-it, dhe jo vetëm për shkak se personazhi është shumë i mahnitshëm, por edhe për shkak të ironisë së performancës – vetëm pak kohë pasi kishte nënshkruar kontratën për rolin e Barneyt ku luan një gruar të shkëlqyer, Neil Patrick Harris kishte treguar publikisht se është homoseksual.


“The Big Bang Theory”

Data e lansimit: 24 shtator 2007 – prezent
Aktorët: Johnny Galecky, Kaley Cuoco, Jim Parsons, Simon Helberg, Kunal Nayyar, Sara Gilbert, Melissa Rauch, Mayim Bialik

Ky serial është paksa përçarës. Shumë njerëz ankohen se shakatë e këtij seriali bazohen në stereotipe etnike dhe sociale – djaloshi indian me theks të rëndë, biondina budallaqe, dhe gjeniu pa dëshirë seksuale. Sidoqoftë, përveç se nuk është e lehtë të injorohen këto kritika, nuk është as e lehtë të injorohet fakti se seriali çdo javë i ka nga 18 milionë shikues.

Kjo nuk do të thotë se shikuesit janë të pandjenja apo racistë, por nuk i marrin shakatë me seriozitet. Shakatë e këtij seriali janë tejet qesharake, e veçanërisht kur tregohen nga super gjeniu Sheldon Cooper, transmeton Telegrafi.


“That ‘70s Show”

Data e lansimit: 23 gusht, 1998 – 18 maj, 2006
Aktorët: Topher Grace, Mila Kunis, Ashton Kutcher, Laura Prepon, Danny Masterson, Wilmer Valderrama, Kurtwood Smith, Debra Jo Rupp, Tanya Roberts, Tommy Chong, Don Stark

Shoqërimi i përditshëm i një grupi prej disa vajzave dhe djemve të droguar kanë qenë arsyeja kryesore se përse ky serial ka qenë i mirë që nga fillimi. Për aq sa ka zgjatur ky serial – tetë sezona – ka arritur të sjellë të qeshura te publiku përmes shakave të bazuara në probleme të vërteta të tinejxherëve, si kolegji dhe virgjëria.


“It’s Always Sunny In Philadelphia”

Data e lansimit: 4 gusht, 2005 – prezent
Yjet: Charlie Day, Glenn Howerton, Rob McElhenney, Danny DeVito, Kaitlin Olson

Shija e mirë nuk do të thotë asgjë për personazhet e këtij serial – në fakt, atyre as nuk ua ndien nëse birra të cilën e shërbejnë është e pijshme. Qoftë nëse janë duke fjetur me nënat e njëri-tjetrit, duke nuhatur kokainë apo duke përdorur LSD, biznesi i grupit të këtij serial është korrupsioni moral, e jo shitja e birrave.


“Friends”

Data e lansimit: 22 shtator, 1994 – 6 maj, 2004
Aktorët: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer, Lisa Kudrow, Matthew Perry

Pavarësisht një fillimi të ngadaltë, sitkoma e NBC-së kishte fituar besnikërinë e shikuesve të cilën e kishte mbajtur përgjatë dhjetë sezonave. Ky serial vazhdon të shikohet edhe sot, pra pas më shumë se një dekade kur ka përfunduar, ndërsa çdo person që e ka shikuar këtë serial di t’ju tregojë se çfarë do të thotë një lidhje si e Rossit me Rachel, transmeton Telegrafi.


“Scrubs”

Data e lansimit: 2 tetor, 2001 – 17 mars, 2010
Aktorët: Zach Braff, Sarah Chalke, Donald Faison, Neil Flynn, Ken Jenkins, John C. McGinley, Judy Reyes, Eliza Coupe, Kerry Bishe, Michael Mosley, Dave Franco

Ky serial është një komedi e rrallë, e cila përgjatë sezonave përcjellet edhe me dashurinë e JD dhe Turk. Përveç të qeshurave, aktorët të cilët luajnë rolin e doktorëve dinë t’ju sjellin edhe lot të shumtë si pasojë e sfidave që kanë ata.

Përveç serialeve të lartcekura, më poshtë e keni edhe një listë tjetër me seriale tjera komike të cilat nuk bën pa i shikuar nëse jeni adhurues i komedisë:

– The Fresh Prince of Bel-Air

– Parks and Recreation

– The Office

– Seinfeld

– 30 Rock

– Arrested Development

– Mrs. Brown’s boys

– Alo Alo

– Community

– Workaholics, etj.

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....