Mos të ngutemi! Të gjykojmë racionalisht, dhe t’i japim kohë kësaj Qeverie!

Mos të ngutemi! Të gjykojmë racionalisht, dhe t’i japim kohë kësaj Qeverie! Z. Kryeministër Ramush Haradinaj! 1. Që në fillim të sygjeroj MIQËSISHT (ngase, njihemi që moti), e padyshim...

Mos të ngutemi!
Të gjykojmë racionalisht, dhe t’i japim kohë kësaj Qeverie!
Z. Kryeministër Ramush Haradinaj!

1. Që në fillim të sygjeroj MIQËSISHT (ngase, njihemi që moti), e padyshim edhe SINQERISHT (se nuk kam asnjë ambicie të bëhem këshilltari Juaj!), që të kuptosh PESHËN dhe rëndësinë e; rrethanave, ambientit, dhe sfidave qē gjendet Kosova dhe qytetarët e sajë në procesin e shtetndërtimit!

2. Uroj, që të dëshmosh, idealin, ambicien dhe kurajon Tënde për t’i quar deri në fund sakrificat që i bëre në luftë, por, edhe në pritjet e qytetarëve tani në paqë, në mënyrë që të dalësh faqebardhë!

3. Si prind, pedagog, po edhe si qytetarë i këtij vendi, të premtoj se do jem shumë KORREKT për vendimet Tueja të drejta dhe në favor të interesit kombëtar, por, edhe shumë i RREPT, në padrejtësit, apo gabimet eventuale në qeverisje Tuaj!

4. Të lutem, maksimalizoj 100 ditët e para që i ke të garantuara si rregull të pashkruar, dhe na bind që je ai Rambo i sakrificës dhe idealit, ngase, pas 100-shit, asnjë sec. s’do ta fal kush!?

5. Këtë premtim e bëjë publik, dhe le të më mbajnë për fjalë, të gjithë miqët, kolegët dhe e studentët e mi.
Të uroj, punë të mbarë dhe Suksese sa më prekëse në këtë mandat!
Miku i Juaj, Fadil MALOKU, sociolog

Temat
Opinione

Të afërta