‘Kampionia Olimpike Nuk Ka Sigurim Shëndetësor’

Trajneri i kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, Driton Kuka, ka shfaqur frustrimin e tij ndaj institucioneve shtetërore. Me anë të një postimi në “Facebook” trajneri Kuka ka deklaruar se sportistët...

Trajneri i kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, Driton Kuka, ka shfaqur frustrimin e tij ndaj institucioneve shtetërore.

Me anë të një postimi në “Facebook” trajneri Kuka ka deklaruar se sportistët kosovarë janë të vetmit sportistë në botë që nuk kanë sigurime shëndetësore.

“Përkujdesja për Sportist Kulminant zakonisht bie në supet e familjeve e ndoshta ndojherë edhe Federata apo klubet ndihmojnë”, ka theksuar Kuka, duke treguar tutje se një karateist dje u operua “dhe s’di se si e ka ba zgjedhjen për Operim apo edhe tash kur i duhet rikuperimi profesional për tu kthyer në arena Sportive!” ka deklaruar Kuka.

Ai ka treguar edhe për lëndimin që Kelmendi ka pësuar në Botëror, e që disa ditë tani po bën ekzaminime e incizime të cilat duhet të paguhen nga xhepi personal. Lutja e tij është që të mos ketë nevojë për operacion, ngase do të duhet të paguhet ose nga xhepi i Majlindës ose nga i tiji, shkruan rtv21.tv.

“Shteti i Kosovës nuk ka Rezonancë magnetike apo është jashtë funksionit, operimet duhet ba me mjete private besa edhe rehabilitimi i shtrenjtë! Po lypen rezultate prej Sportistëve e as Sigurim Shëndetësor skanë!” ka deklaruar Kuka. /21Media

Temat
SportVend

Të afërta