Driton Kuka godet Qeverinë e Kosovës (Foto)

Driton Kuka, trajneri i Majlinda Kelmendit, është shumë i zemëruar me institucionet e Kosovës Trajneri pejan, Driton Kuka ka goditur institucionet e Kosovës. Ai ka akuzuar qeveritarët se Majlinda...

Driton Kuka, trajneri i Majlinda Kelmendit, është shumë i zemëruar me institucionet e Kosovës

Trajneri pejan, Driton Kuka ka goditur institucionet e Kosovës. Ai ka akuzuar qeveritarët se Majlinda Kelmendit nuk i ka dal asnjë cent për pagat ndaj saj prej korrik 2016.

Përveç kësaj, Kuka ka akuzuar shtetin se Federatës së Xhudos po i bllokohen mjetet financiare, shkruan Express.

Në vazhdim mund ta lexoni postimin që ka bërë Kuka në Facebook kundër Qeverisë së Kosovës

Kush po punon për kolapsin e Sportit në Kosovë!?

A kanë njohuri Institucionet e Shtetit që Kampiones Olimpike si ka dal asnjë cent për pagat ndaj saj prej Korrik 2016 !!!

A keni njohuri që Federatën tonë dikush po e bllokon me financa prej Marsit 2017!!!?

Çka po pretendohet me këto bllokada deri kur po mendoni që duhet duruar bllokaden e Sportit me Kampion Evropian, Botëror e Olimpik!?

Po mburreni kudo që Kosova ka vlera e ka Kampionen Olimpike por spo pyet askush si po trajtohet ajo!!

A mos po krijohet përshtypja që duhet edhe Majlinda të vij të qaj e trokas nëpër dyer të Ministrisë e të duket sikur po kërkon lëmoshë sikur disa sportist që janë sjell në atë gjendje!?

Nuk do e shihni kurrë asnjë nxanës timin në atë gjendje ,nuk mund të shantazhoni Kampionen Olimpike të vije e të lus askënd!

Fotografitë që i postoni me Majlinden tash e tutje duhet me marr leje çdo politikan përndryshe do kërkoj ndihmën nga njerëz të drejtësisë a kemi të drejtë me i padit e ndoshta në qatë formë bëjmë buxhet për aktivitetet tona!?

Kujtim Kerveshi pyetja e fundit për ty miku im ?

Temat
SportVend

Të afërta