Rikandidimi i njerëzve të njejtë, vdekjeprurës për demokracitë e brishta!

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

Në demokracite e avansuara, janë të rralla rastet kur mandati i dytë, e sidomos ai i treti i udhëheqëjes të praktikohen. Shkaqet mund të jenë nga më të ndryshme.

Analizat dhe statistikat, për vendet e tranzicionit tregojnë që rimandatimi, zakonisht; i topitë, ndjeshëm motivet e kandidatëve të njejtë, për ndryshime pozitive lokale; pastaj, i “shfuqizon” dukshëm arsyet e angazhimeve të mëhershme; si edhe e dekurajon qartë stafin egzistues, për t’i riaprovuar detyrimet dhe obligimet e mandatit të mëhershëm,… , etj. Rimandatimi, gjithashtu demotivon stafin ekzistues, ngase, e joshë lehtësisht atë duke e mbajtur në “presion” të rrathëve të lakmisë së krimit dhe potencës së korrupsionit!

S’këndejmi, rimandatimi i ish kandidatëve, për poste kryetarêsh komunash, por, edhe për asambleist lokal, nuk është i shëndetshëm dhe i rekomandueshëm, për demokracitë e pakonsoliduara!

Temat
Opinione

Të afërta