Pilula abortuese, ja çfarë duhet të dini për të

Dikur pilula e abortit ishte ndër metodat më pak të përdorura për abort, për shkak se aborti ishte i ndaluar në shumë shtete.
Pas heqjes së procedurave burokratike, pilulat e abortit kanë nisur të merren me të madhe.

Planned Parenthood njofton se pilula e abortit është 98 për qind efektive deri në javën e tetë të shtatzënisë. Nga java e nëntë është rreth 96 për qind efektive dhe pastaj 93 për qind efektive.

Shumica e grave nuk përjetojnë asnjë efekt anësor pas marrjes së pilulës së parë, por nuk është e pazakontë të ndjejë përzierje ose të ketë gjakderdhje.

Një pilulë për abort përmban mifepristone dhe misoprostol. Mifepristoni bllokon prodhimin e progesteronin, një hormon i nevojshëm për të mbarëvajtjen e shtatzënisë duke shkaktuar që embrioni të shkëputet nga muri i mitrës.

Misoprostoli merret brenda një ose dy ditësh pas marrjes së pilulës së parë, zakonisht në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe përjeton dhimbje barku të ngjashme me ato të menstruacioneve. Ai mund të shkaktojë shumë gjakderdhje dhe ngërçe deri në katër orë pas marrjes së dozës së parë.

Nuk është e pazakontë të shihen grumbuj të mëdhenj të indeve ose mpiksjeve të gjakut pas marrjes së misoprostolit. Gjakderdhja zhduket pas 4 deri në 5 orë, por mund të zgjasë edhe më shumë.

Temat
Shëndet

Të afërta