Edhe Interi në garë për Mustafin

Interi i është bashkuar Juventusit në garën për shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Është raportuar më herët gjatë ditës se Bianconerët kanë shprehur interesim për qendërmbrojtësin shqiptar.

Në ndërkohë, thuhet se Topçinjtë do t’i shqyrtojnë ofertat deri në 40 milionë euro.

Tash, Daily Mirror raporton se në garë janë përfshirë edhe Nerazzurrët, të cilët janë të interesuar ta huazojnë me obligim blerjeje.

Arsene Wenger nuk e ka në plan ta lëshojë lojtarin, mirëpo zikaltrit besojnë se mund të arrijnë marrëveshje deri në mbyllje të afatit kalimtar.

Mustafi ka regjistruar edhe 19 paraqitje për Gjermaninë, ndërsa ishte pjesë e skuadrës që e fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2014.

Temat
BotëSport

Të afërta