Barca i përgjigjet krizës me një drekë të përbashkët ekipore

Barcelona e cila po kalon një krizë të madhe ekipore dhe të rezultateve, i është përgjigjur zhvillimeve të fundit me një simbol të bashkimit.

Të mërkurën në mesditë është mbajtur dreka në një restaurant në Gava.

Të gjithë lojtarët ishin prezent në këtë drekë, e cila është thirrur në shenjë të unitetit të ekipit.

Lojtarët janë kritikuar shumë për disa foto tallëse me Neymarin, por tash janë bashkuar për synimet e përbashkëta.

Pos lojtarëve, në këtë drekë morën pjesë edhe trajneri, Ernesto Valverde, ashtu sikurse asistentët e tij dhe stafi teknik.

Barcelona e nisi mirë sezonin duke mposhtur Betisin, por humbi dy duelet e Superkupës së Spanjës. /

Temat
BotëSport

Të afërta