A e dini se pse nuk janë të renditura ulëset e aeroplanit me dritare?!

Ka mbi 102 mijë e 465 fluturime komerciale që për çdo ditë brenda një vitit bartin për afro 4 miliardë pasagjerë.

Ka mbi gjysma e popullsisë botërore që një herë së paku janë ulur në ulëset e një aeroplani. At aty kanë pasur mundësi që të shohin dhe më pas të bëjnë pyetje për gjithçka, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

Një prej tyre ka qenë se pse ulëset nuk janë të gjitha të renditura në një linjë me dritaret. Përgjigja nuk është aq larg.

Dizajnuesi por edhe prodhuesit e aeroplanëve primare e kanë sigurinë e pasagjerëve, por kjo nuk lidhet nëse ulëset janë drejt me dritare.

Kompanitë e fluturimeve janë biznese të cilat shikojnë vetëm maksimizimin e fitimit duke vënë ulëse sa më shumë që të jetë e mundur, prandaj edhe ato nuk mund të renditen në një vijë me dritaret e aeroplanit, pasi që do të mbeteshin shumë të rralla.

Temat
Fun

Të afërta