Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Podujevë (Foto)

Mëngjesin e sotëm nga një aksident trafiku ka humbur jetën një 20 vjeçar .

Indeksonline mëson se i riu i cili humbi jetën është Arzen Salihu. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur edhe katër persona të tjerë të lënduar. Aksidenti në fjalë ka ndodhur pikërisht në fshatin Sibovc të komunës së Podujevës, raporton Indeksonline.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje, automjeti i tipit “Kia-Sportage ngjyrë e bardhë” dhe një furgon transportues, që të dyja me targa të Republikës së Kosovës.
Më poshtë mund të shihni edhe fotografitë e të riut Arzen Salihu:

Temat
LajmeVend

Të afërta