Këngëtarja e njohur heq dorë nga vetëvrasja dhe fton publikisht moderatorin për seks (Foto)

Kësaj po që i thonë të kalosh nga shiu në breshër!

Pak javë më parë, këngëtarja e njohur Sinead O’Connor shkroi në Facebook një status ku lajmëronte të gjithë ndjekësit e saj se do të vetëvritej për shkak të depresionit. Ajo madje doli edhe në një videolive duke alarmuar të gjithë fansat e saj.
Tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar për O’Connor… për mirë! Pas publikimit të videos, moderatori i njohur Russel Brand i dërgoi një mesazh shumë të ndjerë në emisionin e tij “The Trews”, ku i jepte të gjithë mbështetjen për momentet e vështira që po kalonte.

E pas kësaj, Sinead ka zgjedhur ta falënderojë në një mënyrë mjaft të çuditshme…

“Një mesazh për Russel Brand”, – shkruan ajo në Facebook. “Faleminderit shumë për mbështetjen tënde. Mashkulli i fundit që preku trupin tim më dërrmoi të gjithë sistemin riprodhues dy vite më parë… pra, nëse do të jesh pjesë e rrugëtimit tim shërues, eja dhe ‘kalërojmë’ bashkë, bos”.

Russel ka zgjedhur mos t’i kthejë për momentin përgjigje këngëtares, por shpresojmë që mos ta refuzojë atë. Ku i dihet, ndoshta ndikon për mirë tek O’Connor…

Temat
Showbiz

Të afërta