Miku i Bajram Rexhepit: Sulmi në tru i ndodhi pasi punoi 27 orë pandërprerë në spital (VIDEO)

Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë në njërin nga spitalet turke pas një sulmi që ai kishte pasur.
Miku i tashmë të ndjerit, Ylber Durmishi, ka rrëfyer për jetën dhe veprën e Rexhepit si kryeministër por edhe si mjek në njërën nga qendrat mjekësore në Mitrovicë.

Ai ka treguar se si Rexhepi bashkë me kolegët e tij mjek kishin punuar 27 orë pa ndalë në shërbimet e pacientëve.

“…aq shumë e deshi profesionin e tij prej mjeku duke bërë operacione të mëdha. Bajrami ka intervenua në shumë operacione dhe së bashku me kolegët e tij kanë mbajtur deri në 27 orë pa ndërprerë duke punuar në spitalin në Bajr. Jeta e tij dhe karriera përfundoj dhe menjëherë pas punës ai ka pas sulm në tru”, ka rrëfyer miku i ngushtë i Bajram Rexhepit.

Trupi i Rexhepit do të vijë në Kosovë nesër në mëngjes. Ai do të varroset në varrezat e dëshmorëve në fshatin Shipol të Mitrovicës ndërkohë që ora e saktë e varrimit nuk është caktuar ende.

Temat
LajmeVend

Të afërta