Më në fund Kylie e tregoi të vërtetën: Kjo ishte arsyeja pse u ndava nga Tyga!

Kylie Jenner, ylli më i vogël i familjes ‘Kardashian’ pas një serie të gjatë ndarjesh dhe pajtimesh i dha fund historisë së saj me reperin Tyga në prill të këtij viti.

Kur historia e tyre përfundoi, dyshja nuk dha asnjë shpjegim edhe pse kurioziteti i publikut ishte mjaft i lartë pasi ata shfaqeshin mjaft të dashuruar me njëri tjetrin. Gjithsesi, Kylie ka vendosur ta thyjë heshtjen në një nga episodet e serialit të saj ‘Life of Kylie’.

20 vjeçarja është shprehur: “Nuk kishte asgjë që shkonte keq midis meje dhe Tygas, unë jam e bindur që ne të dy do të kemi gjithnjë një ndjesi të veçantë për njëri tjetrin sepse kurrë nuk jemi zënë. Thjesht vendosa që jam shumë e vogël për një lidhje serioze. Imagjinoni pas 5 vitesh do ktheja kokën pas dhe do shihja se Tyga kishte marrë një pjesë të madhe të jetës time. Nuk mu duk e drejtë” – ka thënë ajo ndërkohë që aktualisht është në një marrëdhënie dashurie me një tjetër reper, Travis Scott.

Temat
Showbiz

Të afërta