Ekskursioni familjar shndërrohet në tragjedi

Një ekskursion familjar në natyrë është shndërruar në tragjedi pasi një baba dhe nënë humbën jetët duke rënë nga një shkëmb i lartë, ndërsa i biri i tyre 4-vjeçar u lëndua rëndë, njoftojnë autoritetet në Nju Jork.
Trupat e Amanda Green, 35-vjeçare, dhe William Green, 33-vjeçar, të dy nga Buffalo, u gjeten bashkë me birin e tyre Alexander në një humnerë në Luginën Zoar, të dielën pak pas orës 13.00, njofton sherifi i Erie County, Timonthy Howard, transmeton Express.

Ekipet e shpëtimit e kanë gjetur birin e çiftit, Jacob, 7-vjeçar, duke ecur aty pranë.

Katërvjeçari është dërguar në spitalin e Buffalos, dhe është në gjendje të rëndë. Edhe vëllai i tij është dërguar në spital për t’u kontrolluar për lëndimet që nuk ia rrezikojnë jetën.

Autoritetet besojnë se çifti dhe fëmija kanë rëndë nga një shkëmb 60 metra i lartë, por nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë.

Hetimi policor është duke vazhduar.

Temat
BotëLajme

Të afërta