Policia ia kontrollon vaginën gruas për 11 minuta

Avokati nga Teksasi Samuel Cammack e ka publikuar një video të policisë për të cilën thotë se tregon se si autoritetet e bën një studente kolegji me ngjyrë subjekt të një turpërimi publik duke ia kontrolluar vaginën për minuta të tërë.

Cammcak, i cili e përfaqëson 23-vjeçaren Charneisha Corley, ka thënë për Fox 26 News se videoja shfaq 11 minuta “përdhunim nga një polic” më 21 qershor 2015, transmeton Express.

“Oficeri i hodhi për toke zonjushën Corley, ia futi kokën nën makinë dhe ia hoqi pantallonat, duke e lënë të zhveshur dhe ekspozuar në parking. Pastaj oficerët filluan të kërkojnë diçka në vaginën e saj,” ka thënë Cammack.

Hetuesit pohojnë se kanë gjetur 0.02 kg marijuanë në vaginën e saj, edhe pse Cammack ka thënë se nuk ka pasur marijuanë në të, raporton Huston Chronicle.

Corly akuzohej se i kishte rezistuar arrestimit të policisë dhe për posedim të marijuanes, megjithëse zyra e prokurorit të Harris County i ka hedhur poshtë akuzat më vonë./Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta