Parashikimi i frikshëm i shkencëtarit: Shtatori i fundit

Edhe pak na ndajnë nga Shtatori, kur sipas shkencëtarit David Meade, do të shfaqet “Planeti X” që do përplaset me Tokën, ku jetojmë. Sipas tij, ky është Apokalipsi.

Sipas shkencëtarëve Planeti X fshihet pas yjeve të tjera të sistemit diellor dhe deri më tani nuk është identifikuar. Mbështetësit e kësaj teorie besojnë se afrimi i këtij planeti do të shkaktojë shkatërrimin e menjëhershëm të Tokës. Planeti do i vijë shumë afër Tokës më 23 shtator, 2017. Në “Apokalips” thuhet “Një shenjë e madhe u duk në qiell. Një grua ‘kishte mbathur’ diellin, hënën nën këmbët e saj dhe një kurorë me 12 yje mbi kokën e saj”.

Shenja e gruas, e përshkruar në “Apokalips” është një formë e një fenomeni astronomik që ndodh për disa orë. Sipas modeleve kompjuterike, kjo shenjë nuk ka ndodhur kurrë në historinë e njerëzimit. Megjithatë, ç‘mund të provojë kjo bindshëm?” shprehet Mead, i cili thotë se Planeti X do i kalojë një herë të vetme pranë Tokës në shtator.

Librat dhe videot që qarkullojnë në internet që mbështesin mendimin global e shkatërrimit të Tokës, duhet të jenë përgatitur vite para se kjo të ndodhë, kur Planeti X t’i afrohet orbitës së Tokës. Në të kaluarën, u parashikua se planeti Nibiru do e godiste planetin tonë në dhjetor të vitit 2015 dhe në shtator të të njëjtit vit.

Ai parashikoi gjithashtu se do ta godiste Tokën në vitin 2012, që përkonte edhe me Apokalipsin e Majave.

Temat
Përgjithshme

Të afërta